Arsenal triumfon ndaj Burnley, Man United me mund mposht Lutonin

Arsenal triumfon ndaj Burnley, Man United me mund mposht Lutonin

Arsenal ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Burnley, derisa Manchester United me shumë vështirësi triumfoi kundër Lutonit, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

“Topçinjtë” fituan me rezultat komod 3:1, pavarësisht që në shtatë minutat e fundit ishin me një lojtar më pak.

Leandro Trossard me një gol të bukur pas asistimit të Bukayo Sakas kaloi Arsenalin në epërsi (45+1’).

Burnley u këndell, duke barazuar rezultatin me Josh Brownhimm që realizoi nga afërsia (54’).

Sidoqoftë, gëzimi i mysafirëve dhe shpresa për përmbysje zgjati tre minuta me Trossard që harkoi për William Saliba, i cili riktheu epërsinë.

Fitoren e Arsenalit e vulosi mbrojtësi Olekansdr Zinechenko me një vollej të bukur (74’).

Arsenal tani renditet në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë derisa Burnley qëndron në vendin e parafundit me katër sosh.

Ndërkohë, Manchester United iu kthye fitoreve pasi fitoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Lutonit.

“Djajtë e Kuq” ishin më të mirë nga minuta e parë, mirëpo ndryshimin e bëri Victor Lindelof me një gol nga afërsia (59’).

Man Utd tani ngjitet në pozitën e gjashtë me 21 pikë, kurse Luton renditet në vendin e 17-të me gjashtë sosh.

Share This