
Arrihet marrëveshja, Donnarumma është i City-t
Pep Guardiola është gati të mirëpresë portierin italian Gianluigi Donnarumma te Manchester City.
Klubi anglez sipas medieve të huaja, ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain, me vlerë rreth 40 milionë euro, duke arritur kështu transferimin e parë në histori mes dy skuadrave.
PSG fillimisht kishte kërkuar 50 milionë euro, ndërsa oferta e parë e City-t prej 30 milionë eurosh u refuzua. Në fund, palët u dakorduan për shifrën rreth 40 milionë euro.
Donnarumma, i cili u jashtë projektit nga trajneri Luis Enrique pavarësisht triumfit të madh në Ligën e Kampionëve, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro neto në vit.
Drita jeshile për afrimin e ‘gardianit’ italian erdhi pasi City arriti marrëveshje me Fenerbahçen për transferimin e portierit brazilian Ederson, për 13 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.
Ky pritet të jetë një nga transferimet më të bujshme të afatit kalimtar të kësaj verë, duke e sjellë Donnarumman në Premier League.


