Klopp pas talentit të Leeds, Liverpool-i bën gati 40 milionë funte

Klopp pas talentit të Leeds, Liverpool-i bën gati 40 milionë funte

Klubi i famshëm anglez, Liverpool, raportohet se është hedhur në sulm për talentin e Leeds United, Archie Grey.

Menaxheri i “The Reds” Jurgen Klopp vazhdimisht është në gjurmët e talenteve të rinj, dhe Grey sipas medieve britanike, është synim i strategut gjerman.

Talenti i Leeds është duke u monitoruar edhe nga disa klube të mëdha evropiane, por Liverpool thuhet se është futur fuqishëm në garë për Grey.

Madje, siç raportohet, klubi nga “Anfield” është gati t’ia ofrojë Leeds-it hiq më pak se 40 milionë funte për të blerë 17-vjeçarin.

 

Share This