Gattuso: Jemi një ekip që luajmë me zemër

Gattuso: Jemi një ekip që luajmë me zemër

Trajneri i Marseille-s, Gennaro Gattuso, ka thënë se është i lumtur që drejton këtë skuadër.

Tekniku italian tha se është i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në suksesin ndaj AEK në kuadër të Europa League.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Këta lojtarë japin gjithmonë gjithçka dhe se jemi ekip me gjendje të shkëlqyer shpirtërore edhe në një periudhë të vështirë ku kemi humbur lojtarë shumë të rëndësishëm”, ka thënë Gattuso.

“Jemi një ekip që punojmë me zemër. Jam shumë krenar më këtë ekip”, ka theksuar ish-trajneri i Milanit dhe Napolit.

Share This