Elita e futbollit vazhdon sot me tri ndeshje të “nxehta”

Elita e futbollit vazhdon sot me tri ndeshje të “nxehta”

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me tri ndeshjet e javës së 14-të.

Liria-Prishtina, Drita-Fushë Kosova dhe Llapi-Feronikeli, janë sfidat që do të luhen sot pasdite, ndeshje këto që parashikohet të sjellin duele interesante, sepse në të tri këto duele pikët janë tejet të rëndësishme.

Xhiroja e 14-të do të mbyllet me përballjen mes Ballkanit dhe Dukagjinit, ndeshje kjo që do të luhet të hënën në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, llogaritët favorit në duel me klinasit, ta paktën në letër.

Superliga /Java e 14-të

Sot takohen:

Liria-Prishtina

Drita-Fushë Kosova

Llapi-Feronikeli

Të hënën takohen:

Balkani-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This