Girona, ëndrra evropiane që duket gjithnjë e më afër realitetit
Girona në Spanjë po kërcënon ta përsërisë Leicesterin e edicionit 2015-16 në Angli.
Të rinjtë katalanas aktualisht janë në krye të La Ligas me tridhjetë e një pikë, ku pas pas dymbëdhjetë xhirove kanë lënë pas vetes skuadra me nam si Real Madrid, Barcelona apo Atletico Madrid. Të shtunën skuadra luan si mysafir i Rayo Vallecano që i mori barazim Real Madridit në shtëpi.
Skuadra e trajnerit Miguel Angel Sanchez Munoz i njohur shkurtimisht si Michel tashmë e ka bërë realitet ëndrrën evropiane edhe po qe se nuk fiton titullin në kampionatin spanjoll, pasi skuadra e tij tashmë ka një avantazh prej dhjetë pikësh ndaj Athletic Bilbaos në vendin e pestë.
Michel që ka një filozofi sulmuese ka arsyetuar qasjen e tij.
“Kur luajmë unë dua të fuqizoj dhe zhvilloj lojtarët e mi, jo të minimizoj rreziqet”, ka thënë ai.
Artem Dovbyk është golashënuesi më i mirë i Gironas në këtë sezon me gjashtë gola.