Ancelotti: Normal që Guler ndihet i zemëruar, por…
Ka një pritje të madhe për të parë Arda Guler me fanellën e Real Madridit në aksion.
Për momentin, ylli i ri i Merenges nuk ka bërë ende debutimin e tij, nga njëra anë për shkak të dëmtimeve të ndryshme që e kanë prekur, dhe nga ana tjetër për shkak të vendimeve të Carlo Ancelottit që preferoi të mos e niste menjëherë.
Trajneri italian foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valencias, duke i thurur lëvdata lojtarit.
“E ardhmja e tij është e bukur, ai është një lojtar shumë i talentuar. E kuptoj që është i zhgënjyer, por është vetëm një problem muskulor. E ardhmja e tij nuk është në diskutim”.
“Është vetëm një moment dhe shpresoj që ai të rikuperohet pas pushimi – shpjegoi Ancelotti – Ne kemi nevojë për qetësi, sepse për një lojtar të dëmtuar është gjithmonë e vështirë të rezistosh në këtë moment. Shokët e tjerë hyjnë dhe luajnë, por jo ju. Trishtimi dhe zemërimi i tij janë të kuptueshëm. Ne i japim të gjithë dashurinë e botës dhe… nuk jemi me nxitim. E ardhmja e tij është këtu dhe ai ka talent të jashtëzakonshëm”.