E ka festuar ndeshjen e 200-të me Atalantën me një gol dhe Berat Gjimshiti nuk e ka fshehur kënaqësinë.
“Edhe para se të fillonte ndeshja, ishte një mbrëmje e veçantë për mua, sepse të bëja 200 ndeshje me këtë fanellë, me këtë skuadër, jam sigurisht mjaft krenar. Po kështu jam i lumtur me golin dhe, për më tepër që na dha edhe 3 pikët në shtëpi jam edhe më i lumtur, për gjithë skuadrën, por edhe për veten”.
Sipas Gjimshitit, kjo ndeshje e kthimit ishte edhe më e vështirë sesa ajo e shkuara ndaj austriakëve të Shturm Gracit.
“Po, nuk ishte e lehtë për me ne. Mendoj që edhe ata e kishin përgatitur shumë mirë ndeshjen këtë radhë, ndryshe nga ndeshja e shkuar që luajtëm në Grac dhe na kanë vënë në vështirësi dhe luajtën shumë më mirë sesa ne në pjesën e parë. Në të parën bëmë shumë gabime, por ajo që ishte më pozitive ishte reagimi ynë në pjesën e dytë, aty ku mund të shënonim gola të tjerë pas të parit, duke parë rastet që patëm”.
Për mbrojtësin kuqezi të skuadrës italiane misioni nuk është përmbushur ende.
“Po, jemi kualifikuar, por për është ende në diskutim vendi i parë dhe duhet të japim gjithçka në ndeshjen e radhës ndaj Sportingut dhe të kërkojmë të marrim vendin e parë në grup, që të shmangim njërin tur”.
Një mbrëmje e veçantë, që sigurisht është festuar nga futbollisti shqiptar.
“Po, duhen vënë fëmijët të flenë, shpresoj të kenë fjetur madje, kështu që mund të jem në qetë në shtëpi me time shoqe. E qetë nuk do të jetë mbrëmja, pasi kjo duhet festuar”.