Bayern në kërkim të përforcimeve
Bayern i Munihut është i vendosur të fuqizojë skuadrën në janar dhe verën e ardhshme, por veç hyrjeve pritet të ketë edhe dalje.
Lojtarët që trajneri Tomas Tuhel kërkon me çdo kusht janë një mesfushor mbrojtës dhe një mbrojtës që të luajë si në qendër, ashtu edhe në krahun, si Pavard, i cili në gusht u transferua tek Inter.
Një lëvize e mundshme në janar e mbrojtësit të Çelsit Trevoh Çalobah është përjashtuar pasi ai është i dëmtuar dhe do të kthehet në shkurt, ndërkohë që Bajern dëshiron dikë që ta ndihmojë menjëherë, duke ditur edhe që koreani Kim dhe marokeni Mazraui do të jenë me kombëtaret e tyre në janar.
Në krahun e majtë, Bajern po vëzhgon Kuentin Merlin të Nantës, 21 vjeç, si zëvendësues i mundshëm i Alonso Davies.
Ky i fundit priret nga largimit drejt Real Madridit. Klubi bavarez në parim është i hapur për rinovimin me kanadezin, por nuk ka kryer bisedime me përfaqësuesit e tij.
Prioritet tani do të kenë rinovimet me Sane dhe Kimih, e që nga pranvera e ardhshme edhe me Musialën, për të cilët presidenti Hainer thotë se do të bëjnë gjithçka për t’i mbajtur.
Përsa i përket Martin Zubimendit të Real Sociedadit, ai është në radarët e Bajernit, por për merkaton e verës. Ai ka një klauzolë lirimi 60 milionë euro. Në verën e ardhshme në Mynih do të transferohet edhe australiani 17-vjeçar Nestory Irankunda i Adelaide United, sulmues krahu, për të cilin do të paguhen 3.5 milion euro, plus bonuse.