Gliha zbardh listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha, të premten ka zbardhur listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji kundër Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë për kualifikimet e EURO 2024.
Mungesë e madhe për Kosovën është ajo e kapitenit, Amir Rrahmani dhe anësorit, Edon Zhegrova.
Gjithsesi, ajo që bie në sy është risia me portierin Kenan Haxhihamza dhe futbollistin e Llapit Muhamet Hyseni që janë ftuar për herë të parë.