Ancelotti për Pique: Ai jeton në botën e tij…

Ancelotti për Pique: Ai jeton në botën e tij…

Real Madridi u kualifikua lehtësisht në fazën e 16-shes të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e arritur ndaj Bragës ishte përcaktuese, rezultat që i lejoi ata të rrisin epërsinë ndaj Napolit me pesë pikë, në pritje të ndeshjes në Bernabeu që do të luhet më 29 nëntor.

Pas ndeshjes nuk mungoi dhe një thumbim i Ancelotti- ndaj Pique.

Tekniku i Real Madridit iu përgjigj deklaratave të ish-mbrojtësit të Barcelonës, i cili tha se, “fitimi i fundit i Champions League ishte një mrekulli: ata ishin inferiorë në çdo raund dhe askush nuk do ta kujtojë atë”.

Përgjigja e Ancelottit ishte: “Ai jeton në botën e tij, që nuk është ajo e Real Madridit. Ju siguroj se asnjë tifoz i Real Madridit nuk e harron numrin 14. As edhe një. Është një Champions League që do të mbahet mend përgjithmonë”.

Share This