Superliga rikthehet me disa duele interesante

Superliga rikthehet me disa duele interesante

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 14-të.

Kjo xhiro starton sot pasdite, ku do të ballafaqohen Malisheva dhe Gjilani, në një sfidë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndërkohë, tri ndeshjet e kësaj xhiro, do të luhen të shtunën pasdite, ku do të përballen Liria-Prishtina, Drita-Fushë Kosova dhe Llapi-Feronikeli, ndeshje këto që parashikohet të sjellin duele interesante.

Xhiroja e 14-të do të mbyllet me përballjen mes Ballkanit dhe Dukagjinit, ndeshje kjo që do të luhet të hënën në Suharekë.

Superliga /Java e 14-të

Sot takohen:

Malisheva-Gjilani

Të shtunën takohen:

Liria-Prishtina

Drita-Fushë Kosova

Llapi-Feronikeli

Të hënën takohen:

Balkani-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This