Gjimshiti gjen golin e parë sezonal, Atalanta në avantazh

Gjimshiti gjen golin e parë sezonal, Atalanta në avantazh

Atalanta po përballet me austriakët e Sturm Graz në Bergamo.

Berat Gjimshiti titullar tek ekipi italian, ndërkohë që dueli i Europa League po transmetohet live në SuperSport 2.

Takim ku Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal në ndeshjen numër 200 me zikaltrit italianë. Kapiteni i kombëtares shqiptare, kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 50’.

Në Europa League po përballen edhe Rangers me Spartën e Pragës.

Qazim Laçi e nisi sfidën nga stoli, por është futur në fushë në pjesën e dytë (46′). 2-0 pjesë e parë e kësaj ndeshjeje, live në SuperSport 3.

Share This