
Vdes 19-vjeçari që u aksidentua të hënën në Llapushnik
Ka vdekur sonte në QKUK 19 vjeçari, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahiu.
Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik ku kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortor, (prindërit e 19-vjeçarit), ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë sonte teksa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, raporton rtk.
Viktimat janë nga Drenasi.

