Bayerni rekord fitimesh, Muller ka në “shënjestër” CR7-ën

Bayerni rekord fitimesh, Muller ka në “shënjestër” CR7-ën

Bayern Munich thellon rekordin në Ligën e Kampioneve duke dërguar në 38 numrin e ndeshjeve pa humbje në fazën në grupe.

Skuadra bavareze ka arritur që të kualifikohet kështu për herë të 20-të radhazi në fazën me eleminim direkt. Edhe në këtë aspekt Bayerni është vendosur mes ekipeve më të mira të Evropës duke qenë “e dytë” vetëm pas Realit, i cili numëron këtë sezon pjesëmarrjen për herë të 21-të radhazi në 16-she.

Fitoret në fushë “përkthehen” në fitore financiare pasi mediet gjermane kanë bërë me dije se deri më tani Bayerni ka arritur që të arkëtojë plot 71.69 milionë euro nga Championsi.

Sa i përket arritjeve individuale Thomas Muller kaloi mbrëmë Iker Casillasin duke u renditur i dyti më 102 ndeshje të fituara në këtë kompeticion. Për Mullerin “gjuetia” s’ka mbaruar pasi rekordi i Cristiano Ronaldos nuk është larg. Portugezi udhëheq listën e lojtarëve më fitues të Ligës së Kampioneve me 115 fitore.

Edicioni aktual është një histori suksesi për Harry Kane, i cili shënoi dy gola kundër Gallatës duke dërguar në katër numrin e rrjetëve të realizuara në po kaq takime të luajtura në Ligën e Kampioneve këtë sezon.

Shifrat e Kane janë magjepse pasi në 15 ndeshje këtë sezon ka shënuar plot 19 gola. Çdo euro e paguar këtë verë ka qene e shpenzuar mirë.

Share This