Gripshi pas barazimit me Astanan: Na mungoi fati

Gripshi pas barazimit me Astanan: Na mungoi fati

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0:0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan, shkruan lajmi.

Pas ndeshjes ka folur mesfushori, Nazmi Gripshi, i cili ka thënë se Ballkanit i mungoi fati.

“E vërtetë që kemi bërë ndeshje nga më të mirat jashtë fushës tonë. Sot mungoi vetëm goli. Kemi dominuar në shtëpi të Astanas, e kemi mbajtur topin. Megjithatë, na mugoi fati për të marrë trepikësh. Pata rast të mirë por futbolli është kështu, nuk shënova dot por ishte edhe meritë e portierit. Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne. Sot treguam se jemi ekip më i mirë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhej konkretizuar rastet”, ka thënë fillimisht Gripshi.

Viktoria Plezen vazhdon të jetë në vendin e parë me nëntë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Astana renditet e dyta me katër pikë, po aq sa ka Ballkani në vendin e tretë.

Dinamo Zagreb renditet i fundit me vetëm një pikë.

Share This