Dardanët e rinj e mbyllin me fitore turneun kualifikues në Kroaci
Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit 9-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″.
Pas humbjeve nga Kroacia dhe Anglia, Dardanët U17 realizuan fitore në përballje me Ishujt Faroe, me rezultat 3:1.
Përzgjedhësi Arbnor Morina e nisi ndeshjen me këtë formacion: Sinanaj, Haziri, Salihu, Dakaj, Selimi, Rexhepi, Isa, Ismajli, Jerlija, Bekolli dhe Haxhiu.
Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e 8-të me golin e qëndërsulmuesit Leart Bekolli.
Ishujt Faroe barazuan shifrat në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë përmes Aron Benjaminsen, mirëpo vetëm një minutë më vonë Leotrim Jerlija.
Dardanët patën paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, teksa Leotrim Jerlija shënoi për 3:1 në minutën e 60-të.
Fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse, por Leart Bekolli në minutën e 74-t nuk ishte i saktë nga penalltia.
Kësisoj, Kosova e mbylli këtë turne në pozitën e tretë me 3 pikë.