Superliga femrave vjen me derbin që luhet në kryeqytet

Superliga femrave vjen me derbin që luhet në kryeqytet

Xhiro gjashtë e Superligës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, do të fillojë të premten me dy ndeshje mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Prishtinës, ku vajzat nga kryeqyteti janë nikoqire të Peja 03. Ballafaqimi i dy skuadrave fillon nga ora 17:00.

Trepça-Bashkimi është ndeshja hapëse e kësaj xhiro e cila zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:30.

Të shtunën zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë mes Penzës dhe United Basketball me fillim nga ora 16:00.

Në ciklin e parë garues fituesit e ndeshjeve ishin Prishtina, Bashkimi dhe Penza.

Share This