Hojlund: Zhgënjyese të largohesh pa pikë nga Copenhagen
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund, është shprehur i zhgënjyer me disfatën kundër Copenhagen.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën mbrëmë në udhëtim nga skuadra daneze, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Hojlund pas ndeshjes tha se skuadra e tij mirë e nisi ndeshjen, por sipas tij, kartoni i kuq për Rashford ndryshoi gjithçka.
Ai mendon se në 20 minutat e para të lojës është zhvilluar futbolli më i mirë në këtë sezon të garave.
“Ne e filluam shumë mirë. Kontrolluam ndeshjen dhe kartoni i kuq ndryshoi ndeshjen. Futbolli më i mirë i luajtur këtë sezon në 20 minutat e para? Nëse nuk shikojmë rezultatin dhe mbajmë vetëm 20 minutat e para, mendoj se kemi bërë luajtur shumë mirë”, ka thënë Hojlund.
Ai thotë se është zhgënjyese të dalësh pa pikë në një ndeshje të tillë.
“Ne luajtëm mirë edhe në fillimin e pjesës së dytë, ishim të qetë me topin dhe morëm penalltinë. Është zhgënjyese të largohesh nga këtu me 0 pikë”, ka theksuar ish-sulmuesi i Atalantës.
Pas kësaj humbje, Man United është e fundit në Grupin A me tri pikë, një me pak se Galatasaray e Copenhagen, derisa Bayern Munich tashmë e ka siguruar kualifikimin në rrethin të tjetër të garave në Ligën e Kampionëve pasi kryeson grupin me 12 pikë të tubuara.