Napoli ngec në “Diego Maradona”, Real Sociedad ngjitet në krye
Gjashtë gola prodhuan dy duelet e para të mbrëmjes në Champions League.
Napoli barazon 1-1 përballë Union Berlin në “Diego Maradona”, ndërkohë që Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benfikës në Spanjë.
Kampionët e Italisë mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Matteo Politanos (39’), ndërkohë që më parë VAR-i anuloi golin e mesfushorit Frank Anguissa për faull të kapitenit Di Lorenzo.
Por, gjermanët evituan humbjen e radhës nëpërmjet golit të David Datro Fofana (52’). Duke i dhënë fund kështu ecurisë negative prej 12 humbjesh radhazi në të gjithë kompeticionet.
Napoli është ngjitur në kuotën e 7 pikëve në grupin C, teksa Unioni siguroi pikën e parë.
Feston sërish Sociedadi kundër Benfikës, rival të cilin e mposhti për herë të dytë radhazi.
Baskët zhvilluan një pjesë të parë perfekte, fraksion ku shënuan me Mikel Merino, Mikel Oyarzabal dhe Ander Barrenetxea. Mes tyre një gol i anuluar nga VAR-i
(Merino) dhe më pas një penallti e humbur për vendasit (Mendez).
“Shqiponjat e Lisbonës” shkurtuan rezultatin sapo nisën 45 minutat e dyta me Rafa Silvan, por vetëm kaq. Skuadra spanjolle është ngjitur në krye të grupit D me 10 pikë, duke hedhur një hap të sigurt drej kualifikimit. Portugezët mbeten të fundit me 0 pikë. /SS/