Zbulimi i ish-trajnerit: Nuk kam folur më me Ronaldon që nga Botërori në Katar
Në një intervistë të gjatë për “A bola”, Fernando Santos, ish-trajneri i Portugalisë, foli për arsyet që e shtynë atë të lërë jashtë Cristiano Ronaldon nga njëmbëdhjetëshja në ndeshjet e Katarit në Kupën e Botës kundër Zvicrës dhe Marokut.
“Ai kishte luajtur pak me Ten Hag në Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Gjendja e tij sportive ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes”.
“Me stafin u përpoqëm ta rikuperonim këtë ritëm, para Botërorit dhe më pas në ndeshjet e para të grupit. Plus gjysma e dytë e vitit 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka nisi me fatkeqësinë që goditi familjen e tij me vdekjen e njërit prej dy djemve binjakë. Ai moment kishte ndikuar shumë tek ai”.
“Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari. Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova se nuk do të luante dhe pse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. – tha Fernando Santos – E kuptoj reagimin e tij, sepse ai po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një shok i madh po e mbante jashtë”.
“Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë ose një vëlla më i vogël. Ditën që të dojë të më telefonojë, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar”.