Xavi tregon arsyen e humbjes nga Shakhtari

Xavi tregon arsyen e humbjes nga Shakhtari

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se është i zhgënjyer me humbjen nga Shakhtar Donetsk.

Katalonasit mbrëmë u mundën në udhëtim te Shakhtar (1-0), në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Strategu katalonas thotë se skuadra e tij, nuk ia doli të bëjë lojën e tyre në duel me skuadrën ukrainas.

Ai kërkon nga të besuarit e tij të evitojnë gabimet që ndodhen në duel me Shakhtarin dhe të mos përsëritën në sfidat e ardhshme.

“Liga e Kampioneve kërkon nivelin më të lartë dhe këtë nuk arritëm të tregojmë. Nuk arritëm të interpretojmë ndeshjen siç duhet. Duhet të rikuperojmë këto gabime dhe të permisohemi”, ka thënë Xavi.

Share This