Zyrtare: Besnik Hasi merr drejtimin e klubit të njohur belg
Trajneri shqiptar Besnik Hasi zyrtarisht ka marrë drejtimin e klubit të njohur belg, KV Mechelen.
Ish-trajneri i Anderlechtit, por që karrierë ka bërë edhe në Greqi dhe Arabinë Saudite, zejen e trajnerit do të vazhdojë në Belgjikë.
Hasi me KV Mechelen ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, do të drejtojë KV Mechelen drejt objektivit në elitën e Belgjikës.