Bajrami: LVV dhe Osmani duan Gjykatën Kushtetuese pa kuorum

Bajrami: LVV dhe Osmani duan Gjykatën Kushtetuese pa kuorum

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, të dielën ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje se nuk iu ka penguar përbërja e Gjykatës Kushtetuese kur kjo rrëzoi qeverinë Hoti në vitin 2020.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se sulmet ndaj Kushtetueses po bëhen me qëllim që ajo të mbetet pa kuorum.

“Asnjë fjalë nuk keni thënë atëherë. Po i bëni gati pesë vjet në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe, përveç sulmeve ndaj gjykatave, asnjë reformë nuk keni bërë”, shkroi Bajrami, duke akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj Listës Serbe pas sulmit në Banjskë.

Ajo shtoi se vendimi i fundit i Kushtetueses për votimin e hapur në Kuvend po keqinterpretohet dhe se vota e LDK-së ka qenë kundër komisionit dhe kundër votimit të fshehtë.

Share This