Tuchel e çon në qiell Kane-n para ndeshjes me Galatasarayn
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel në konferencën për medie, një ditë para ndeshjes me Galatsarayn, ka thënë se dueli me skuadrën turke nuk do të jetë sfidë e lehtë.
“Bavarezët” dhe Galatasaray, do të ballafaqohen nesër mbrëma në ‘Alianz Arena’, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sipas teknikut gjerman, skuadra turke është ekip shumë i fortë, por ai beson se të përzgjedhurit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me Gallatën.
“Galatasaray është një ekip shumë i fortë, ata luajnë me shumë intensitet dhe guxim. Në disa aspekte më kujtojnë Atalanta e disa viteve më parë e bën”, ka thënë Tuchel.
Ai ka folur edhe për rikthimin e portierit Nuer, i cili pas një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit, do të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
“Ai po bën jashtëzakonisht mirë. Nuk e dinim se si do të kthehej pas kaq shumë kohësh. Ai ka disa probleme të vogla, por nesër ai do të luajë dhe Jam i bindur se do të kthehet i fortë”, ka theksuar Tuchel.
Strategu gjerman ka lavdëruar edhe sulmuesin Harry Kane. Anglezi po luan sezonin e parë me fanellën e gjigantit turk.
“Nuk mund ta lavdëroj aq sa duhet. Ai po bën gjera të mëdha në fushë. Thjesht ai është fantastike. Harry është një person i madh, por edhe një futbollist i madh”, ka pohuar Tuchel.