Inzaghi: Ndaj Salzburgut duhet të bëjmë ndeshje të madhe

Inzaghi: Ndaj Salzburgut duhet të bëjmë ndeshje të madhe

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është i bindur se skuadra e tij, do të ketë paraqitje të mirë në duel me Salzburgun.

Salzburg dhe Inter do të ballafaqohen nesër mbrëma në Austri, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadrës italiane i duhet edhe një fitore për të siguruar rundin tjetër të garës elitare evropiane kur kanë mbetur të luhen edhe dy ndeshje.

Tekniku italian në konferencën për medie, një ditë para duelit me Salzburgun, e ka vlerësuar të vështirë këtë sfidë, por ai beson se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë.

Inzaghi thotë se do të ketë ndryshime në formacion në duel me skuadrën austriake.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të na duhet një ndeshje e madhe. Kemi përballë një skuadër shumë të respektuar, e cila gjithmonë ka luajtur mirë në Evropë”, ka thënë Inzaghi.

“Nesër do të ketë patjetër disa ndryshime. Dumfries nuk është rikuperuar mirë, Frattesi patjetër do të luajë. Lautaro? Po vlerësoj nëse do të pushojë, Sanchez me siguri do të ketë hapësirë ​​që në fillim, i cili po ecën shumë mirë. Do të vlerësoj nëse do të fillojë Thuram apo Lautaro. Do të kthej Arnautovic, i cili do të na japë një dorë të madhe”, ka theksuar strategu italian.

Share This