Milan-PSG, ja formacionet zyrtare të kryederbit në Ligën e Kampionëve
Milan-PSG është kryendeshja e sotëm në Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” dhe kampionët në fuqi të Francës, do të përballen sonte në “San Siro” në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F në elitën e futbollit evropian.
Për Milanin dueli me parisienët është sfida jetike në garën për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të kësaj ligë të madhe evropiane, derisa pikët e plota do t’i kërkojë edhe PSG për të bërë një tjetër hap në garën për kualifikimin në rrethin tjetër të garave në Champion-s.
Milani ka vetëm dy pikë në Grupin F, derisa PSG ka katër pikë më shumë.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan, Calabria, Loftus-Cheek, Giroud, Leao, Pulisiq, Reijnders, T.Hernandez, Tomori, Thiaë, Musah
PSG: Donnarumma, Hakimi, Ugarte, Marquinhos, Mbappe, Dembele, Vitinha, L.Hernandez, Kolo Muani, Zaire-Emery, Skrinia
Ndeshja Milan-PSG fillon në orën 21:00.