Kosovë-Izrael, nis shitja e biletave

Kosovë-Izrael, nis shitja e biletave

Kombëtarja e Kosovës këtë të diel do të përballet me Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Evropianit “Gjermani 2024”.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova-Izraeli, sapo kanë dalë në shitje.

“FFK njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, biletat mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë vetëm dy bileta. Biletat janë të personalizuara dhe në hyrje do të ketë kontrollim të rreptë dhe me letërnjoftim për secilin person që hyn në stadium.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

 

 

Share This