Neuer, rikthim pas një viti në Champions
Manuel Neuer do të luajë kundër Galatasarayt ndeshjen e tij të parë në Champions League që nga faza e grupeve e vitit të kaluar.
Kapiteni i Bayernit ka dalë në konferencën për shtyp për të prezantuar sfidën, ku ka thënë se është i lumtur që po luan sërish pas pushimit të gjatë për shkak të thyerjes së këmbës dhjetorin e kaluar.
Në takimin e kaluar, skuadra turke ishte më e mira në fushë për pjesën më të madhe të lojës, por në fund triumfuan individualitetet e Bayernit.
Neuer pret edhe nesër luftë në fushë dhe vlerëson përballjen me sulmuesin Mauro Icardi, për të cilin thotë se është një lojtar i madh e i paparashikueshëm, sidomos brenda zonës.
Portieri siguron se Bayern e di shumë mirë çfarë e pret dhe është gati për sfidën.