“Pija derisa nuk më mbanin këmbët”, Rooney zbulon për herë të parë problemet e rinisë
Një nga sulmuesit që ka shkruar historinë në Premier League, Wayne Rooney zbuloi së fundmi problemet e tij të rinisë.
Në një podcast, ish-lojtari i Manchester United theksoi se pinte shumë, aq sa nuk i mbanin më këmbët. Trajneri aktual i Birmingham City, shprehet se alkooli e ndihmonte të harronte problemet ndërsa tregon se në atë periudhë nuk dëgjonte asnjë këshillë prej njerëzve që i kishte pranë.
“Kam pasur gjithnjë sfida të mëdha si në fushë, si jashtë fushe. Zgjidhja e problemeve për mua ishte alkooli. Kur isha ende në moshën 20-vjeçare, mbyllesha me ditë të tëra në shtëpi dhe pija derisa nuk më mbanin më këmbët. Pija aq shumë sa isha gati pa ndjenja.
Nuk doja as të rrija me njerëzit sepse më dukej sikur i turpëroja ata, apo i zhgënjeja. Nuk dija si t’i përballoja ndryshe problemet, ndaj pija alkool. Kisha pranë shumë njerëz që më flisnin, por nuk dëgjoja asnjë këshillë dhe bëja sipas mendjes sime.
Kur nuk lejon njerëzit të ndihmojnë, atëherë mund ta gjesh veten në një gjendje shumë të keqe dhe unë ashtu isha. Tani nuk kam më frikë që një problem të shkoj ta
flas edhe me njerëz profesionistë dhe kështu të marr ndihmë”, u shpreh Rooney.