Chelsea shkund Tottenhamin në derbin e madh anglez
Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin në derbin e madh angleze.
“Blutë” e Londrës mundën në udhëtim ‘Spurs’, me rezultat 1-4, të hënën në kuadër të Premier League-s.
Dueli mes Tottenhamit dhe Chelsea, ka dhuruar një sfidë tejet dramatike, me raste të shumta, pesë gola të shënuar si dhe disa kartona të verdhë dhe të kuq, madje, nikoqirët nga minuta e 33-të mbeten pa Romero e skuqur, derisa nga minuta e 55-të mbeten edhe pa Udogie të larguar më karton të kuq pas dy të verdhëve.
Tottenham më mirë e nisi ndeshjen dhe vetëm pas gjashtë minutave lojë kaluan në epërsi përmes Kulusevskit, mirëpo, Palmer pas gjysmëorë lojë barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Skuadra vendëse në pjesëlojën e parë shënoi edhe dy gola por që u anuluan nga VAR-i.
Lojë dinamike është luajtur edhe në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë.
Ishin të besuarit e Pochettinos që në këtë pjesëlojë shënuan edhe tre gola.
Jackson në minutën e 75-të kalojë Chelsean në epërsi prej 1-2, pas asistimit të Sterling. I njëjti lojtari shënoi edhe golin e tretë (90+4) dhe të katërtin (90+7’) për Chelsean, duke kompletuar het-trikun në këtë superndeshje.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka 15 pikë në vendin e dhjetë, derisa Tottenham është e dyta me 26 sosh.