Pioli: Kjo është ndeshja e kthesës
Milani është në mes të një krize dhe në Ligën e Kampionëve tashmë është praktikisht një moment brenda ose jashtë.
“Kundër Udineses ne i zhgënjyem të gjithë, para së gjithash veten tonë – komentoi Stefano Pioli në prag të ndeshjes kundër PSG-së -. Nëse tifozët kontestuan, kjo është sepse ne bëmë shumë keq”.
PSG-ja e Mbappe-së mbërrin në San Siro: “Mund të jetë ndeshja e kthesës, Milani im ka dëshirë dhe cilësi për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por ne do të kemi nevojë për vëmendje për të gjithë nëntëdhjetë minutat. Do të duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e mundësive tona”.
“Paguam shumë për disa rezultate si kundër Juventusit dhe Napolit, pastaj patëm një paraqitje të keqe kundër Udineses”.
“Duhet të ruajmë një nivel shumë të lartë të vëmendjes në të dyja fazat e lojës. PSG është një ekip që mund të të godasë në çdo kohë. Ne duhet të jemi më të aftë në shfrytëzimin e mundësive tona kur ato vijnë”.
“Kemi punuar dhe diskutuar. Unë fola dhe djemtë, folën me njëri-tjetrin, ashtu siç duhej. Është një moment delikat i sezonit dhe të gjithë e dimë. Ka shumë përqendrim dhe dëshirë për të luajtur një ndeshje të madhe”.
“A do të ketë ndryshime taktike në krahasim me ndeshjen e parë? Në pjesën e parë nuk pësuam shumë ballë për ballë, kur pësuam gola ishim të shkujdesur, por ishim të rreshtuar në mënyrën e duhur. Duhet të bëjmë më mire”.