Nasri këshillon Mbappe-n: Qëndro në Paris dhe fito Champions-in

Nasri këshillon Mbappe-n: Qëndro në Paris dhe fito Champions-in

Samir Nasri në një intervistë për “Le Journal du Diamche”, ka këshilluar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n të qëndrojë në Paris.

Reprezentuesi i Francës prej kohësh është duke u kërkuar nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

“Nëse ai largohet, ai do të lërë një boshllëk, por me buxhetin që klubi ka do të jetë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të tjerë të kalibrit të lartë. Dy vite më parë e kam thënë se ai është lojtari më i mirë në botë. Të isha unë në vend të tij, do të qëndroja në Paris”, ka thënë Nasri.

“Në vend që të shkosh në Madrid, qëndro në Paris dhe fito Champions League-n. Nëse Marseille do të ishte në pronësi të Katarit në kohën kur unë luaja për atë klub, nuk do të isha larguar kurrë. Mendoj se është më mirë të jesh mbret në vendin tënd”, tha Nasri.

Share This