Tottenham-Chelsea, Pochetino ndez derbin: Dua t’i vras!
Pochettino rikthehet të luajë (21:00) një ndeshje në ish-stadiumin e tij në kushte që pak kush do ta ka kishin imagjinuar.
Chelsea i tij është i 13-ti me 12 pikë në 10 ndeshje, ndërsa në krejt tjetër realitet është Totenhami i Agne Postekoglu.
Spursat janë e vetmja skuadër e pamposhtur e Premier Ligës dhe me një fitore mbrëmjen e sotme kalojnë Sitin e vendit të parë.
Konferencat e dy trajnerëve, të cilat i kanë paraprirë takimit, kanë qenë mjaft argëtuse. Nga njëra anë Postekoglu ka treguar momentin kur ka kuptuar se Son mund të ishte zëvendësuesi ideal i Harri Kejn.
“Në 2015-ën Son më shënoi gol në një ndeshje të Kupës së Aizisë, aq mjaftoi për të kuptuar aftësitë e tij si sulmues i pare. Gjatë verës isha realist dhe kuptova se pas largimit të Harrit nuk do të gjenim një tjetër sulmues që shënon 25-30 në sezon”, tha Postekoglu.
Ndërsa në fjalën e tij Maurisio Poçetino tregoi se ruante kontaktet të mira me presidentin e Spursave dhe se nuk përjashtonte një rikthim të mundshëm në të ardhmen. Por kjo lidhje e veçantë nuk e pengoi të thoshte:
“Dua të fitoj, dua që t’i mund. Edhe kur kam përballë fëmijët e mi, sigurisht që luaj për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe me babain, vëllezërit apo shokët e mi. Dua t’i vras”.