Kapiteni i Dardanëve: Fitore me vlerë të shumëfishtë
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë.
Dardanët dje mundën Sllovakinë (28-25), në kuadër të kualifikueseve për Kampionatit Botëror 2025.
Sipas Dedajt, fitorja në Prishtinë ka vlerë të shumëfishtë.
“Fitorja ishte shumë e mirë për Kombëtaren, por edhe për ne lojtarët. Po të pësonim edhe në këtë ndeshje do të binim shumë edhe në EHF. Fitorja në shtëpi është e mirë në mënyrë që të kthejmë besimin e tifozëve dhe që numri i shikuesve të jetë më i madh në ndeshjen e ardhshme. Sa herë që luajmë në Kosovë është e vështirë për kundërshtarët”, ka thënë Dedaj.
Ai është optimist për të ardhmen.
“Në Kombëtare kemi lojtarë të rinj. Për ta fitorja ishte shumë me rëndësi për të fituar vetëbesim. Kanë munguar disa lojtarë pasi edhe në Sllovaki do të fitonim”, ka theksuar Valon Dedaj.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Britanisë së Madhe.