Vallecano godet Realin, “asist” Barcelonës dhe Gironës
Reali i Madridit “ngec” në një barazim pa gola në derbin me Rayo Vallecanon, të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ku u luajt një ndeshje shumë e luftuar dhe me përplasje të forta fizike.
Rayo mundi të rezistont me efikasitet përgjatë gjithë ndeshjes, madje duke tentuar edhe kundërsulmet e shpejta, por mungoi goli.
Në të 66-tën, në fakt, Vinicius Junior ia doli të mposhtte portierin Dimitreski, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Joselu, por pozicion jashtë loje, në momentin e kontrollit të topit para se të asistonte brazilianin.
Përfundoi 0-0 dhe mes tensionit kjo sfidë, që për Realin ishte si humbje, pasi Barcelona afrohet me dy pikë (29/27), ndërsa Girona kryesuese ka dy pikë më shumë se “Los Blancos”.