OKB: Gati një e treta e popullsisë në Gaza nuk hanë për ditë të tëra, pa ushqim gra dhe fëmijë

OKB: Gati një e treta e popullsisë në Gaza nuk hanë për ditë të tëra, pa ushqim gra dhe fëmijë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa pothuajse një në tre persona po kalojnë ditë të tëra pa ushqim. Sipas WFP, kequshqyerja po përhapet me ritme alarmante, me mbi 90,000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

Vetëm të premten, nëntë persona të tjerë humbën jetën si pasojë e urisë, duke e çuar në 122 numrin e vdekjeve nga kequshqyerja që nga fillimi i luftës. Izraeli, që kontrollon hyrjen e ndihmave në Gaza, thotë se nuk vendos kufizime për ndihmën humanitare, ndërsa fajëson Hamasin për shpërndarjen e dobët të saj.

Ndërkohë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, deklaroi se Britania po shqyrton dërgimin e ndihmave nga ajri dhe po përshpejton përpjekjet për të evakuuar fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Lajmi se Izraeli do t’u lejojë vendeve të hedhin ndihma nga ajri në Gaza ka ardhur shumë vonë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë ndihma nëpërmjet kësaj rruge”, tha Starmer për The Mirror.

Bashkë me Gjermaninë dhe Francën, Britania i bëri thirrje Izraelit të heqë menjëherë kufizimet për ndihmën dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, duke folur në asamblenë e Amnesty International, tha se “mbrojtja e ndihmës thelbësore humanitare për popullsinë civile është e papranueshme. Nuk mund të kuptoj indiferencën dhe mungesën e njerëzimit që po shfaq bashkësia ndërkombëtare”, shtoi ai, ndërsa më shumë se 1,000 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë përpjekjeve për të siguruar ushqim që nga 27 maji. /rtsh/

Share This