Bytyqi bën asistim si “me dorë”, Antalyaspori përmbys Besiktasin e Rashicës
Zymer Bytyqi ka regjistruar një asistim fantastik në ndeshjen ndërmjet Antalyasporit dhe Besiktas.
Futbollisti i Kosovës ka asistuar te Jehezkel, i cili shënoi golin e dytë, gol i cili përmbysi rezultatin 2:1 kundër Besiktasit.
Asistimi i Bytyqit ndodhi në minutën e 50-të, ndërkohë që nisi një top të gjatë nga i cili përfitoi sulmuesi që kaloi portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.
Bytyqi e ka nisur takimin nga minuta e parë për Antalyasporin, ndërsa titullar është edhe Milot Rashica për Besiktasin.