Cikalleshi shënon në minutën e fundit për ta evituar humbjen e skuadrës së tij
Sokol Cikalleshi e ka shpëtuar Konyasporin nga humbja duke shënuar në minutat e fundit.
Konyaspori barazoi me rezultat 1:1 me Karagumrukun në xhiron e 11-të të elitës turke.
Sulmuesi i Shqipërisë realizoi në minutën e 97-të për ta barazuar rezultatin.
Karagumruku kaloi në epërsi në minutën e 46-të, ndërsa Cikalleshi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.
Ai ka katër gola e një asistim në nëntë paraqitje kampionale.
Ibrahim Dresheviq u paraqit në qendër të mbrojtjes te Karagumruku.
Konyaspori ka dhjetë pikë deri më tani, një më pak se Karagumruku.