Messi në të gjithë fushën: Botërori, rivaliteti me CR7, dhe… rikthimi në Barcelonë
Leo Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierën e tij. E realizoi në vitin që përkoi me fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës.
Sulmuesi foli për France Football duke nisur nga aventura në Katar: “Ne e nisëm me humbjen kundër Arabisë Saudite dhe ishte një goditje shumë e rëndë për ne, e dinim se ekzistonte rreziku për t’u kthyer në shtëpi dhe pavarësisht se besonim verbërisht në aftësitë tona, mes nesh kishte pak shqetësim dhe nervozizëm”.
Ka pasur momente të vështira, si ndeshja ndaj Holandës, e cila u zgjidh me penallti.
“Në ditët para ndeshjes, holandezët, duke filluar nga trajneri – kujton ai duke iu referuar Van Gaal-it – na provokuan me deklarata dhe më pas edhe gjatë penalltive pati një sjellje të gabuar nga ana e disa lojtarëve, më pas na bënë të dukemi njerëz të vrazhdë, por shumë gjëra ndodhën atë natë, tensioni ishte i fortë, por disa gjëra duhet të mbyllen në fushë. Gjithashtu e kuptoj që në intervistat pas ndeshjes, nuk më pëlqente vetja, por mund të ndodhë kur tensionet janë të mëdha”.
Më pas fokusi i Messit kalon në finale, “luajtëm saktësisht siç donim, e meritonim ta fitonim në kohën e rregullores, por Franca bëri mirë dhe u rikthye. Mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë në kombëtare, duke pasur parasysh që titulli i botës ishte në lojë. Pasi fitova, më kaluan një mijë gjëra në kokë, mendova për familjen time, miqtë e mi, Argjentinën time dhe më pas i thashë vetes ‘bravo, fitove gjithçka’.
Messi dhe Kupa e Botës 2026 – “Nuk është domosdoshmërisht të jesh atje, duhet të ndihesh mirë dhe të jesh i dobishëm për grupin, duke marrë parasysh moshën që jam tani, më duket e vështirë, por do të shohim se si ndihem fizikisht në vitet e ardhshme”, tha Messi duke folur për eventin e radhës të madh të FIFA-s.
Ai nuk është i vetëm në trajtimin e viteve që kalojnë: Cristiano Ronaldo është gjithashtu në fund të karrierës së tij. “Në nivel sportiv ishte një luftë shumë pozitive, ne e kishim këtë rivalitet sepse jemi dy tipa shumë konkurrues, ne duam të fitojmë gjithçka dhe gjithmonë, ishte mirë për ne që qëndruam në krye për kaq shumë vite sepse nuk është e lehtë për t’u bërë, por është gjithashtu e këndshme për fansat dhe entuziastët që na kanë ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve”.
Mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara – Kapitulli i ardhshëm, duke thënë se ideja e tij pas largimit nga PSG ishte të kthehej te Barcelona (“Doja të kthehesha në shtëpi dhe ta mbyllja karrierën time atje, por nuk ishte e mundur”), Messi thotë se është i lumtur që ka zgjedhur Inter Miami. “Atje mund të shijoj familjen time dhe disa momente së bashku që nuk ishin të mundura më parë”. I zhgënjyer që nuk arrita në play-off dhe i sigurt për të vazhduar përpara në MLS, ndoshta në çift me Suarez.
“Nuk mendoj se do të kthehem të luajë në Evropë”, shpjegon ai, duke shtuar se në fund të karrierës së tij do të kthehet të jetojë në Barcelonë, por që ende nuk e di se çfarë do të bëjë: “Unë si trajner? Jo unë nuk mendoj kështu”. /rtsh