“Galaktikët” mendojnë për mbrojtjen, Real Madrid “piketon” talentin anglez

“Galaktikët” mendojnë për mbrojtjen, Real Madrid “piketon” talentin anglez

Merkatoja e ardhshme e verës duket të jetë vërtetë spektakolare për “galaktikët” e Real Madrid, të cilët duket se do të forcojnë jo pak mbrojtjen e sidomos krahët e saj, të cilat prej 2 sezonesh kanë nevojë për “rinovim”.

Kështu, përveç Alphonso Davies, i cili pritet të jetë “ylli” që do të vijë në krahun e majtë të mbrojtjes, ana tjetër e këtij reparti pritet të përmbushet nga një prej lojtarëve, më të talentuar të Kombëtares angleze.

Bëhet fjalë për anësorin 23-vjeçar, të “bluve” të Chelsea, Reece James, i cili prej kohësh është në “radarët” e 14 herë kampionëve të Evropës dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet verën e ardhshme, ndërsa sipas raportimeve të mediave spanjolle, “los blancos” do të nisin negociatat që në janar, për të plotësuar totalisht marrëveshjen në qershor.

Share This