Kuka pas suksesit në Evropian: Kosova mbi të gjitha
Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar sërish për dy medaljet e fituara sot nga Akil Gjakova e Laura Fazliu në Kampionatin Evropian të xhudos.
Fazliu u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse Akili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, me dy medaljet e sotme, Kosova tani numëron plot katër medalje nga ky Evropian i xhudos, dhe për këtë sukses tani ka shkuar edhe Driton Kuka në “Facebook”.
“Akili sot kontriboj për barazi gjinore!
Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje.
Kosova mbi të gjitha …”, shkroi Kuka në “Facebook”.