Doku shkëlqen në fitoren e Cityt
Jeremy Doku ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren e Manchester Cityt përballë Bournemouth.
Skuadra e Pep Guardiolas shënoi gjashtë herë në një fitore 6:1, shkruan lajmi.
Ishte pikërisht Doku ai që zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e 30-të.
City nuk u vonua dhe gjet edhe golin e dytë me anë të Bernardo Silvas, derisa Doku këtë herë u kthye në asistues.
Goli i tretë erdhi në minutën e 37-të, me Dokun që ishte përsëri i përfshirë, ai asistoi për Akanjin.
Në pjesën e dytë Foden gjeti golin e katërt me Dokun që përsëri asistoi.
Bournemouth shënoi golin e ngushëllimit në minutën e 74-të me anë të Luis Sinisterras.
Doku kompletoi ndeshjen me asistin e katërt, me Silvan që shënoi për 5:1.
Ake u përkujdes për rezultatin përfundimtar 6:1, dy minuta përpara fundit.
Me këtë fitore, City mban pozitën e parë në tabelë me 27 pikë të tubuara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Tottenhami që gjendet në pozitën e dytë me 26 sosh.