Muriqi ftohet nga Kosova, La Liga kërkon të shtyhet ndeshja e Mallorcas
La Liga ka kërkuar që ndeshja ndërmjet Mallorcas dhe Cadizit të shtyhet, për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve.
Vedat Muriqi është ftuar nga kombëtarja e Kosovës, për ndeshjen me Izraelin, e cila zhvillohet më 12 nëntor, shkruan lajmi.
Në këtë datë ishte paraparë të zhvillohet edhe ndeshja e Mallorcas.
La Liga gjithashtu kritikoi FIFA-n për marrjen e këtij vendimi, pa konsultim me ligat përkatëse.
“RCD Mallorca ka marrë njoftimin për një ftesë për lojtarin e saj, Vedat Muriqi, për të luajtur në ndeshjen Kosovë – Izrael, e cila ndikon në ndeshjen RCD Mallorca-Cádiz CF. Për të gjitha këto arsye, siç u bë në vitin 2021 me zgjatjen për skuadrat CONMBEOL, pas bisedës me klubet e prekura dhe me synimin për të ulur ndikimin e kësaj situate në kompeticion, LALIGA ka kërkuar në ditën e sotme shtyrjen e ndeshjes RCD Mallorca – Cádiz”, thuhet në kërkesë.
Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 15 tetor, por që u shty shkaku i situatës që u krijua pas konfliktit mes Izraelit e Palestinës.
Kësisoj, me datën e re 12 nëntor, e cila është caktuar nga FIFA me koordinim me UEFA-n, bie në fundjavën e fundit që zhvillohet në ligat evropiane, para pauzës ndërkombëtare.