United fiton ndaj Fulham

United fiton ndaj Fulham

Erik ten Hag ka larguar për një moment temën e shkarkimit nga diskutimi publik. Kjo pasi Manchester United ka bërë një hap drejt rinagjalljes të shtunën në Premier League. Në ndeshjen e Javës së njëmbëdhjetë ka fituar si mysafir në ballafaqim me Fulhamin.

Rezultati përfundimtar ka qenë 0-1.

Ka qenë minuta koha e minutave shtesë kur Fernandes ka arritur ta mposhtë portierin vendas pas një topi të pranuar nga Pellistri.

Edhe në pjesën e parë United ka gjetur golin me McTominay, por që VAR e ka shpallur të pavlefshëm.

Pas kësaj ndeshje, United ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë, kurse Fulham mbetet në vendin e katërmbëdhjetë. Tabela kryesohet nga Tottenham Hotspur.

Share This