Gafa në mbrojtje, Atletico thyhet nga Las Palmas
Humbje e papritur e Atleticos së Madridit përballë Las Palmas në transfertë.
“Los Colchoneros” u mposhtën 2-1 në “Estadio de Gran Canaria”, duke prishur serinë e fitoreve radhazi në La Liga.
Pas një pjese të parë pa shumë raste, ekuilibrat u prishën në fraksionin e dytë. Në minutën e 51-të Kirian, i shërbyer nga Moleiro, realizoi golin e parë.
Goditja më e fortë erdhi në të 75-tën, kur nga përgjumja e prapavijës së Atleticos shënoi Ramirez.
Në të 83-tën Alvaro Morata rihapi ndeshjen, por asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, kështu që festa ishte për vendësit, që morën fitoren e pestë në kampionat.