Kuka: 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane elitare!
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është jashtëzakonisht i kënaqur me dy medalje të fituara sot në Kampionatin Evropian në xhudo.
Distria Krasniqi është e argjendtë në kategorinë -52 kg e Nora Gjakova e bronztë në -57 kg.
Kampionati Evropian po mbahet në Montpellier të Francës.
“Distria Krasniqi 52 kg – nënkampione evropiane.
Nora Gjakova 57 kg – e bronztë
Tashmë 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane Elitare!
21 medalje Evropiane për të rritur.
Nesër shkojmë tutje, kemi ende aduta!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.