Gjakova e treta në Kampionatin Evropian
Nora Gjakova ka zënë vendin e tretë në Kampionatin Evropian xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pasi e mposhti gjermanen Seija Ballhaus.
Ndaj saj fitoi me Ippon në kohën shtesë.
Për të arritur deri në repesazh mposhti polaken Arleta Podolak, në çerekfinale, xhudisten kosovare e mposhti gjermanja Pauline Starke.
Raundin e parë të repesazhit, Nora e kaloi pa luftë, pasi izraelitja Timna Nelson Levy nuk doli fare në tatami.
Për Norën është medalja e shtatë në Kampionate Evropiane.
Kjo është medalje e dytë për Kosovën sot, pasi Distria Krasniqi zuri vendin e dytë.