Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë dhe është nënkampione e Evropës

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë dhe është nënkampione e Evropës

Distria Krasniqi ka dalur e dyta duke fituar Medaljen e Argjendtë në Kampionatin Evropian individual të xhudos në Montpellier të Francës. Kësisoji ajo është shpallur nënkampione e Evropës.

Krasniqi është mposhtur nga francezja, Buchard Amandine.

Paraprakisht kosovarja në çerekfinale eliminoi Gultaj Mammadaliyeva nga Azerbajxhani, ndërsa në gjysmëfinale pas një lufte të ashpër eliminoi italianen Odette Giuffrida.

Për medalje është duke luftuar ende edhe Nora Gjakova, ndërsa  Flaka Loxha është eliminuar në raundin e dytë.

Share This