E thonë statistikat, Zhegrova driblime më të sakta se yjet e futbollit europian

E thonë statistikat, Zhegrova driblime më të sakta se yjet e futbollit europian

Rafael Leao, Kylian Mbappe, Vinicius, të gjithë këta renditen pas yllit kosovar, Edon Zhegrova, sa i përket driblimeve të suksesshme në Evropë.

Të paktën kështu thotë ‘indeksi’ i përgatitur bashkërisht nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore evropiane.

Anësori i majtë i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36%

Share This